Moyes: Jam njeriu i duhur për Unitedin

Unknown | Friday, October 04, 2013 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, David Moyes, beson se ai është njeriu i duhur për të drejtuar klubi nga Old Trafford.

 Moyes nuk ka startuar si duhet në krye të United pas disfatave të rënda nga Liverpooli dhe Manchester City, ndërsa kritikat duket ta kenë bërë më të fortë atë.

“Unë jam i sigurt se United e di se ka zgjedhur njeriun e duhur për punën dhe se Sir Alex është ende pjesë e procesit këtu”.

“Ata të gjithë janë lojtarë të mirë. Ata i dinë standardet që i kanë vënë ndër vite, së bashku do të punojmë që të përmirësohemi”.

“Është sezon i gjatë. Ne do të jemi në luftë për titull dhe do të luftojmë për vendin e parë deri në fund”, ka deklaruar Moyes. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...