Mourinho nuk pendohet për huazimin e Lukakut

Unknown | Friday, October 04, 2013 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, nuk pendohet aspak që e la të huazohet nga Evertoni sulmuesin në top formë, Romelu Lukaku.

 Portugezi ka zgjedhur të mbajë Demba Ba, Eto’on dhe Torresin për sulmues, por është Romelu Lukaku ai që ka shfaqur paraqitje të mrekullueshme për Evertonin në javët e para si lojtar i klubit nga Godisson Park.
“Jo. Nuk pendohem. Është një gjë tjetër të luash për Evertonin dhe një tjetër për Chelsean”, u shpreh Mourinho.

Ai shtoi se lufta për titull është e hapur mes shumë skuadrave dhe se çdo javë ndonjë skuadër do të lëshojë pikë. Portugezi i bëri thirrje tifozëve të Arsenalit të mos gëzohen para kohe, pasi sipas Mourinhos të gjithë do të lëshojnë pikë në një fazë të sezonit. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...