Mazzarri: Mund ta mposhtim Romën

Unknown | Friday, October 04, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Walter Mazzarri, në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Romës ka paralajmëruar një ekip sulmues, duke thënë se nuk i ka frikë asnjë ekipi dhe se skuadra e tij është në gjendje ta mposhtë Romën. Ai konfirmoi edhe mungesat e Jonathan dhe Campagnaros për këtë sfidë.

Roma ka formë të mirë në vendin e parë me gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje dhe Mazzarri thotë se ekipi i tij është në gjendje ta mposhtë ekipin Gialloros përkundër formës së jashtëzakonshme.

“Do të jetë ndeshje e mrekullueshme kjo ndaj Romës. Campagnaro nuk është i gatshëm, ai ka qenë prej më të mirëve deri tani, por as ai e as Jonathan nuk do të luajnë”.

“Sa i përket Guarinit ai duhet të jetë më konsistent në paraqitjet e tij dhe duhet të mos lëshojë pe shpejt, ai ka cilësi dhe po punon shumë”.

“Interi, përkundër faktit se ka një ekip të ri, ka sulmin e dytë më të mirë dhe kjo tregon se po luajmë futboll sulmues. Ky do të jetë një test tjetër, një hap që do të tregojë se jemi edhe më konkurrues. Ne kemi arritur të konkurrojmë me të gjithë deri tani dhe ne mund të luajmë mirë edhe ndaj Romës”, ka deklaruar Mazzarri.
Interi e pret Romën të shtunën mbrëma në Giuseppe Meazza në derbin kryesor të kësaj jave në Serie A. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...