Ja formacioni i Shqipërisë ndaj Zvicrës

Unknown | Friday, October 11, 2013 | 0 Komente

Gianni De Biasi ka larguar dilemat e formacionit, duke kristalizuar titullarët për sfidën ndaj Zvicrës në Qemal Stafa. Një ditë përpara ndeshjes dilema e italianit të stoli kuqezi ishte në mesfushë, nëse duhej aktivizuar Basha apo Abrashi. Por në fund është vendosur që si titullar sfidën do ta nisë mesfushori i Grasshoperit, pasi mesfushori i Torinos pwsoi lwndim. Në portë Berisha është i konfirmuar, teksa rikthimi nga diskualifikimi i mbrojtësit të majtë Agolli sposton në krahun e tij natyral Lilën. Në qendër të mbrojtjes janë Cana dhe Mavraj, me qendërmbrojtësin e Greuther Furthit që pritet të kthejë rregullin në repartin e prapavijës, pas mungesës së tij në dy ndeshjet e fundit, shkruan Asport. Rebusi i mesfushës është zgjidhur në emra. Teorikisht ndaj kryesuesve të grupit do të zbresim në fushë me tre mesfushorë qendre, Bulku, Kace dhe Abrashi. Më të avancuar në krahë do të jenë Gashi nga e djathta dhe Rama nga e majta. Për të dy mesfushorët pritet një mbrëmje e vështirë pasi duhet të vrapojnë shumë për të dhënë ndihmë në mbrojtje por edhe për sulmuesin e vetëm Hamdi Salihi. Rreshtimi taktik i skuadrës në pamje të parë pritet të jetë 4-3-3, por në momentin që topi do të jetë i kundërshtarit atëherë mesfusha do të mbipopullohet me 5 futbollistë. /Fish Media/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...