Kaka rikthehet gjatë vikendit?

Unknown | Monday, October 14, 2013 | 0 Komente

Ricky Kaka besohet se do të jetë i gatshëm të rikthehet gjatë vikendit.

Rikthimi i brazilianit te Milani u godit pas lëndimit që ai pësoi në mes të shtatorit. Megjithatë, raportet e sotme në mediat italiane bëjnë të ditur se 31-vjeçari është afër rikthimit në formë të plotë dhe do të mund të përfshihet në karrigen e rezervave në ndeshjen e të shtunës mbrëma kundër Udineses.
Derisa stafi mjekësor i klubit kërkon të jetë i vëmendshëm në trajtimin e lojtarit, mësohet se nëse ai nuk luan ndaj Udineses, sigurisht se do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në shtëpi ndaj Barcelonës.
Që kur pësoi lëndim në ijë muajin e kaluar, lojtari zgjodhi të mos paguhet derisa të kthehet plotësisht në formë. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...