Klitschko e rrëzon për toke Rusin (Video)

Unknown | Sunday, October 06, 2013 | 0 Komente

Wladimir Klitschko pa kurrfarë problemi ka arritur ta mbroj titullin e tij të kampionit. Ukrainasi mposhti rusin, Alexander Povetkin edhe pse dueli u zhvillua në arenën Olimpyski të Moskës. Shumica e të pranishmëve mbështetën boksierin rus, por ky i fundit as vetë nuk e di si qëndroi në ato raunde ndaj Klitschko. 

E kampioni aktual botëror ndoshta ka pësuar vetëm 4-5 goditje në fytyrë gjatë gjithë ndeshjes, madje goditje aq të dobëta sa që nuk i ka kuptuar fare! Dy apo tri raundet e para shkuan barazi e më tutje deri në fund, Povetkin ra 5-6 në tokë, por duke mbrojtur sado pak krenarinë e tij vazhdoi duelin deri në raundin e fundit. 

Dhe kështu Klitschko me vendimin e jurisë, bindshëm me më shumë pikë fitoi duelin që nuk ishte aq interesant sa edhe pritej. Të mposhtet ky njeri që ka vetëm tri humbje në karrierë duket pothuajse e pamundur në këtë kohë, pasi ende nuk ka dalur ndonjë rival i duhur. Në fund kampioni mbetet si gjithnjë, Klitschko i njohur me nofkën Dr. Stellhammer . 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...