Shkëlqei Januzaj (Video)

Unknown | Sunday, October 06, 2013 | 0 Komente


Adnan Januzaj, ka qenë më meritori në fitoren e Manchester United kundër Sunderland me rezultat 2:1.
Pas disavantazhit 1:0 në pjesën e parë, United arrinë që të rikthej rezultatin në pjesën e dytë pikërisht përmes të riut kosovarë që shkëlqen me dy super gola brenda 6 minutave.
Së pari përmes një aksioni të nisur nga vet ai, e të vazhduar nga Evra gjendet më së miri në zonën e rreptësisë dhe me të djathtën tund rrjetën e Sunderlandit për 1:1.
Pikërisht në ato momente Manchester rikthehet në lojë, për të përjetuar ajkën e ndeshjes pas vetëm pak qastesh.
Ishte minuta e 61-të, kur Nani harkon nga e djathta ndërsa Oshea e largon topin mjaftueshëm sa për ta goditur Januzaj, i cili me një mjeshtri të rrallë me volej goditje gjenë cepin e poshtëm të portës së Sunderlandit për të ngritur ata tifozë të Manchesterit në këmbë.
Januzaj me këto dy gola bëhet futbollisti më i ri në histori të klubit i cili arrinë të shënoj dy gola duke lënë prapa legjenda si George Best, Cristiano Ronaldo e Wayne Rooney, transmeton Zeri.
Një gjë është e sigurt. Adnan Januzaj do të jetë emri i cili do të përmendet gjatë në futbollin modern botëror. Përpara djalosh. Na bëjë krenar. /FIsh Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...