Hodgson e do Januzajn në përfaqësuesen angleze

Unknown | Sunday, October 06, 2013 | 0 Komente

Adnan Januzaj është duke u monitoruar nga përfaqësuesja e Anglisë. Kështu të paktën ka deklaruar selektori Roy Hodgson për BBC-në. Futbollisti kosovar realizoi dy gola për Manchester Unitedin dje, në fitoren 2-1 ndaj Sunderlandit. Januzaj luan në klubin nga Old Traffordi nga viti 2011, ndërsa Hodgson ka thënë se futbollisti me nënshtetësi belge një ditë mund të luajë për Anglinë. 

“Nuk ka dyshim se ai është një talent i vërtetë dhe ne i kemi drejtuar sytë kah ai. Por, shumëçka do të diskutohet. Ai ka qenë në United për një periudhë të gjatë kohore dhe natyrisht ky diskutim do të debatohet seriozisht para se ne të nisim t’i natyralizojmë lojtarët”, ka thënë ish trajneri i Liverpoolit. “Po, ai do të ftohet nëse natyralizohet dhe nëse bëhet një produkt i vendit tonë”, shtoi ai. Januzaj, i cili ka prejardhje nga Kosova, po kërkohet edhe nga Belgjika, Shqipëria e Turqia, por flitet edhe për një opsion siç është Serbia. Moyes: Januzaj kërkohet nga Anglia Edhe menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes e ka konfirmuar se Anglia është duke e kërkuar Adnan Januzajn. 

Express kishte njoftuar për këtë lajm ditë më parë, ndërsa tashmë ka arritur edhe konfirmimi nga Moyes, i cili i pyetur nëse Federata Angleze e Futbollit është e interesuar për 18 vjeçarin, u përgjigj: “Po. Janë disa rrugë të cilat mund ta qojnë drejt nënshtetësisë angleze dhe të luajë për Anglinë”, ka thënë ish trajneri i Evertonit. Januzaj, i lindur në Belgjikë, ka zbarkuar në Old Trafford në vitin 2011. 

Për të janë të interesuar Shqipëria dhe Belgjika, por ka në opsion edhe Turqinë dhe Serbinë. Futbollisit kosovar shkëlqeu dje me dy gola të shënuar ndaj Sunderlandit në Stadium of Light, duke ua sjell tri pikë ‘Djajve të Kuq’. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...