Kryendeshja në Londër, Barça e Milani në udhëtim

Në anën tjetër, ekipi i Valon Behramit e Blerim Xhemajlit, në xhiron e parë e mundi nënkampionin evropian, Borussia Dortmund, prandaj Rafael Benitez synon që ta pushtojë Londrën me ekipin nga San Paolo, me të cilin po shkëlqen edhe në Serie A.
Në duelin tjetër të Grupit F, Dortmundi është në kërkim të fitores së parë, në duel me Marseillen. Ndërkohë, Barcelona pa Leo Messin do të udhëtojë drejt Skocisë, ku e pret atmosfera e zjarrtë ndaj Celticut. Kurse, Milani me mungesa do të ketë punë të vështirë në ballafaqim me Ajaxin vendës. Në Grupin E, Chelsea e Jose Mourinhos do të tentojë ta harrojë humbjen e papritur në shtëpi nga Baseli, për t’i grumbulluar tri pikët e para pas duelit me Steauan. Ndërkaq,
Baseli i Arlind Ajetit dhe Taulant Xhakës do ta tentojë mrekullinë edhe ndaj Schalkes. /Fish Media/ Liga e Kampionëve
Sonte
Grupi E
Basel – Schalke 20:45
Steaua Bucuresti – Chelsea 20:45
Grupi F
Arsenal – Napoli 20:45
Borussia Dortmund – Marseille 20:45
Grupi G
Zenit – Austria Wien 18:00
Porto – Atletico Madrid 20:45
Grupi H
Ajax – Milan 20:45
Celtic – Barcelona 20:45
Category: Top