Llorente startues ndaj Milanit?

Taktiku do të jetë pa zgjidhjen e parë, Mirko Vucinic për sfidën që do të zhvillohet në Juventus Stadium, pasi malaziasi pësoi një lëndim në barazimin 2-2 ndaj Galatasarayt në mesjavë.
Fabio Quagliarella, i cili u inkuadrua në ndeshje dhe shënoi, u konsiderua si favorit për të filluar krahas Carlos Tevez këtë vikend.
Megjithatë, Tuttosport raporton se nënshkrimi i verës nga Atletico Bilbao mund të përfshihet në kombinim, duke marrë parasysh aftësitë e tij në ajër, të cilat janë të rëndësishme nga ndalimet.
Quagliarella ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshje, derisa Llorente ka shënuar vetëm një herë në katër paraqitje. /Telegrafi/
Category: Futboll