Nadal të rikthehet në krye

Unknown | Friday, October 04, 2013 | 0 Komente

Rafa Nadal ka bërë një rikthim të mahnitshëm për të mposhtur Fabio Fognini në tre sete (2-6, 6-4, 6-1) dhe për të arritur në gjysmëfinale të China Open.

Spanjolli do ta marrë kreun e listës së tenistëve më të mirë në botë nëse arrin në finale, pavarësisht se deri ku arrin në këtë garë rivali i tij dhe numri një aktual, Novak Djokovic.

Nadal, i cili çoi në 13 numrin e trofeve Grand Slam këtë vit, duke fituar Frech Open dhe Us Open, nuk ka prekur kreun që nga korriku i vitit 2011.

Kampioni në fuqi i China Open, Djokovic, luan ndaj amerikanit Sam Querrey më vonë gjatë të premtes. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...