Martinez: Fellaini nuk na mungon aspak

Unknown | Tuesday, October 01, 2013 | 0 Komente

Menaxheri i Evertonit, Roberto Martinez, thotë se atyre nuk u mungon Marouane Fellaini, që nga shitja e tij te Manchester United.

“Kam qenë i impresionuar me reagimin pas largimit të Fellainit. Kur ju humbni një lojtar senior, ka një zbrazëtirë të cilën duhet ta mbyllni dhe lojtarët tjerë seniorë në dhomën e veshjeve duhet ta marrin përgjegjësinë dhe ta mbulojnë këtë hapësirë”.

“Ne kishim dy opsione: një është të ndjejmë keqardhje për veten dhe e dyta ta shohim atë si një mundësi dhe të zhvillohemi me të. Ne e kemi bërë këtë”, ka thënë Martinez.

Evertoni mbrëmë shënoi fitore 3-2 ndaj Newcastle United për t’u ngjitur në pozitën e katërt të tabelës, me 12 pikë, tre më pak se lideri, Arsenali. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...