Zamparini: Shkarkimi i Gattusos, i vështirë

Unknown | Tuesday, October 01, 2013 | 0 Komente

Presidenti i Palermos, Mauricio Zamparini, thotë se ishte vështirë për të ta shkarkojë Gennaro Gattuson.

Legjenda e Milanit u shkarkua nga pozita e trajnerit të Palermos pas vetëm gjashtë ndeshjesh në Serie B, një vendim i vështirë për presidentin e klubit.

“Unë isha i vetmi humbës me Rinon. Ishte një bast, një të cilin isha i bindur se do ta fitoja. Kam shkarkuar shumë trajnerë, por kurrë nuk kam vuajtur si kësaj here”.

“Rino është një person i shkëlqyeshëm, i kam dërguar mesazh ngushëllimi dhe do të takohem me të shumë shpejt për të rikonfirmuar respektin tim për të”.

“Bëra gabim, Gattuso më fitoi për shkak të vendosmërisë dhe ideve, fatkeqësisht rezultatet na ndëshkuan neve”.

“Unë e ndërrova mendjen për ta larguar atë pas javës së dytë. Ne duhet ta fitojmë kampionatin këtu, nuk ka kohë për t’u zhvilluar ose eksperimentuar. Gattusos i mungoi përvoja gjatë momenteve të vështira, por ai do të zhvillohet në një trajner të shkëlqyeshëm”, ka thënë Zamparini për Tuttosport. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...