Pep-lojtarëve: Ose më dëgjoni ose rrini në tribunë

Unknown | Wednesday, October 16, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, beson se skuadra e tij do të vazhdojë të përmirësohet, kur lojtarët kyçë të rikthehen nga lëndimet, teksa thotë se ekipi duhet të vazhdojë të ndjekë filozofinë e tij.

Bavarezët kanë qenë pa lojtarët kryesorë në javët e para si Badstuber, Martines, Thiago, Gotze dhe Schweinsteiger, ndërsa tani mungon edhe Shaqiri për dy muaj, por Guardiola nuk e sheh si problematike këtë gjë, sa e sheh dëgjueshmërinë e lojtarëve të tij.
“Unë jam i bindur se ne do të bëhemi edhe më të mirë me kalimin e kohës. Por, do të luftojmë për tituj në fund të sezonit vetëm nëse lojtarët pranojnë vendimet e mia në këtë skuadër të mrekullueshme”.
“Përndryshe, ne kemi probleme. Unë jam mik i madh i lojtarëve të mi kur ata pranojnë atë që them unë”.
“Unë i përkrah ata që i pranojnë vendimet e mia, por ata që nuk duan të kuptojnë, do të qëndrojnë në tribuna. Unë e them përsëri: na duhen të gjithë lojtarët”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...