De Biasi s’e arrin rekordin e Brigelit

Unknown | Wednesday, October 16, 2013 | 0 Komente

Gianni De Biasi kishte shansin të kapte rekordin e gjermanit Hans Peter Brigel në krye të përfaqësueses shqiptare.

Ky i fundit grumbulloi 13 pikë në kualifikueset për Botërorin 2006, teksa mbahet mend si trajneri që i drejtoi kuqezinjtë në fitoren madhështore ndaj Greqisë, 2-1, kur helenët vinin në Tiranë si kampionë të Europës.
Mirëpo, në ndeshjen e fundit me Qipron, nëse Shqipëria fitonte, atëherë De Biasi e mbyllte aventurën e tij në krye të skuadrës po me këtë shifër pikësh, 13, transmeton “Panorama Sport”.
Në ndryshim nga epoka e Brigelit, që kishte në dispozicion dy ndeshje më shumë, pasi grupi ishte me 7 skuadra, këtë herë ishte ndryshe, pasi De Biasi mund të arrinte 13 pikë me më pak ekipe në grup.
Në këto kushte, rekordi i tij do të ishte edhe më i madh, gjithnjë nëse u referohemi pikëve në bazë të ndeshjeve të luajtura për një edicion. Nuk ndodhi kjo, pasi barazuam në Nikosia.
Deri më tani, italiani ka arritur 7 fitore në krye të skuadrës kuqezi, ndërsa ka marrë po kaq humbje dhe 4 barazime.
Në total, duke futur këtu edhe takimet miqësore gjatë kësaj periudhe, ai e ka drejtuar Shqipërinë në 17 ndeshje me një bilanc pozitiv. /Kosovapress/Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...