Barcelona hap dyert për talentët shqiptar nga kosova

Lina's | Thursday, October 17, 2013 | 0 Komente

Një ndër klubet më me renome në futbollin botëror, FC Barcelona së shpejti do të hap dyert e saj edhe për talentët e rinj të futbollit kosovar. Kampioni i katërfishtë i Evropës në vendin tonë erdhi pas ftesës që ia bëri tifozi dhe miku i madh i klubit katalunas, Florim Limaj. Në vizitën e sotme në Prishtinë, delegacionit të Barcelonës i printe ikona e klubit Josep Maria Fuste, ndryshe këshilltar i parë i Presidentit Sandro Rosell dhe mik I ngushtë i Pep Guardiolës. Ai prapa kamerave ekipit tonë i tha se shkaku i politikës së klubit nuk mund të prononcohet pa u precizuar detajet rreth hapjes së kampit në Kosovë, detaje të cilat do të zbulolohen më 30 tetor kur në Kosovë do të arrijë Drejtori i Akademisë së famshme La Massia, Ksevi Marse. Delegacioni i gjigantit katalunas u prit nga Bordi i Pena-s, grupacionit të tifozëve të Barcelonës për Kosovë. Drejtori gjeneral i klubit katalunas për zbulim të talentëve në Botë, Jose Carlos Garcia potencoi disa herë që projekti për hapjen e kampit të Barcelonës në Kosovë është tejet serioz. “Është me të vërtetë projekt shumë serioz dhe veq Kosovës ne jemi të interesuar për zbulimin e talentëve edhe në vendet tjera të Rajonit. Ne jemi duke duke hartuar një biznis – plan dhe dëshirojmë që Kosova të jetë qendër e klubit tonë për Ballkan”, deklaroi Jose Carlos Garcia. Kjo ishte vizita e parë zyrtare e një klubi të madh në vendin tonë. /Fish Media/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...