Pique: Ronaldo është një makinë e vërtetë

Unknown | Saturday, October 19, 2013 | 0 Komente

Gerard Piqué thotë se e admiron Cristiano Ronaldon, të cilin e konsideron si njërin prej lojtarëve më të mirë në botë. Qendërmbrojtësi spanjoll i ka dhënë këto deklarata disa ditë para ‘El Clasicos’, e cila pritet me padurim nga tifozët nga mbarë bota. “Ronaldo nuk ka ndryshuar, ai është lojtar të cilin e kam admiruar gjithmonë, sepse ai punon shumë dhe gjithmonë kërkon më shumë e më shumë. Ai është një makinë e vërtetë dhe mjaft ambicioz. Ai kurrë nuk ndalet së munduari për t’u përmirësuar. 

Disa thonë se ai është më i miri, por ai ende dëshiron të përmirësohet dhe për këtë arsye, unë e admiroj atë”, deklaroi Pique në një intervistë për të përditshmen spanjolle Marca. Sipas Pique, Barcelona ka qenë gjithmonë nën Real Madridin, por që në 10-15 vjetët e fundit, gjërat kanë ndryshuar. “Ne jemi duke luftuar me klubin më të pasur në botë, i cili ka shpenzuar 160 milionë euro për t’i blerë tre lojtarë (Illarramendi, Isco e Bale), vetëm pse nuk ka fituar trofe një sezon më parë. 

Edhe ne e kemi blerë Neymarin për 60-70 milionë euro, por jo tre lojtarë. Atë ditë që nuk do ta kemi La Masian (akademinë), gjërat nuk do të jenë të lehta për ne. Reali ka dominuar për 90 vjet dhe ka qenë gjithmonë përpara nesh, por në 10-15 vjetët e fundit, ne i kemi ndryshuar gjërat”, përfundoi ish futbollisti i Manchester Unitedit, i cili insistoi se Pep Guardiola ka qenë trajneri më i mirë që e ka pasur në karrierë. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...