Liverpooli, jo aq i fortë sa menduam

Unknown | Saturday, October 19, 2013 | 0 Komente

Liverpooli është ndalur nga Neëcastle United në St. James Park në një barazim 2-2, ku Steven Gerrard e festoi golin e tij të 100-të jubilar.

Atmosfera në St. James Park ishte pikante, e përshtatshme për një derbi të së shtunës, ku Liverpooli kërkoi tri pikët e radhës me një sulm në top formë.
Sidoqoftë, kjo aspak nuk i interesoi vendasve, të cilët shpejt kaluan në epërsi. Pas 23 minutash lojë ioshte Yohan Cabaye ai që realizoi për 1-0.
Në minutën e 41-të ishte Yanga Mbiwa ai që u ndëshkua me karton të kuq duke i dhuruar një penalti Liverpoolit.
Përgjegjësinë e mori kapiteni Steven Gerrard, i cili e realizoi golin e tij të 100-të jubilar në fanellën e Liverpoolit. I pari gol i tij daton në vitin 1999 në ndeshjen ndaj Sheffieldit.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë shumë atraktive. Dummet kaloi në epërsi për herë të dytë vendasit (57’), për t’i vështirësuar punët ndjeshëm Liverpoolit.
Epërsinë numerike në fushë mirë e shfrytëzuan mysafirët, kur pas një asistimi të Suarez ishte Daniel Sturridge ai që shënoi (72’) për 2-2 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Me këtë barazim Liverpooli ende mban pozitën e parë me një pikë më shumë se sa Arsenali, që e pret Norëichin nga ora 16:00 në Emirates. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...