Januzaj edhe 5 vjet i Manchesterit

Unknown | Saturday, October 19, 2013 | 0 Komente

Mesfushori shqiptar nga kosova i Manchester United, Adnan Januzaj ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Manchester United.
18 vjeçarit të cilit do t’i skadonte kontrata qershorin e vitit të ardhshëm i është shpërblyer paraqitja e tij e javës së kaluar kundër Sunderlandit me kontratë pesë vjeçare nga klubi.
Januzaj është shprehur shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës me “djajtë e kuq”.
“Është një nderë i madh të jesh në gjendje të nënshkruash me Manchester United. Që kur kam ardhur këtu gjithmonë jam ndier që ky ishte klubi i duhur për mua”, ka thënë Januzaj për faqen zyrtare të klubit.
“Ky stinor ka qenë shumë i mirë për mua. Udhëtimi së bashku me skuadrën në turneun parasezonal, debutimi në Community Shield, fitorja në Wembley dhe pastaj depërtimi në skuadrën e parë kundër Sunderlandit ishte sikur një ëndërr. Unë dua të punoj shumë dhe ta stabilizoj veten si futbollist i Manchester United”, ka përfunduar Januzaj.
Në anën tjetër trajneri i Manchester United, David Moyes është shprehur.
“Ai është një talent i jashtëzakonshëm dhe më ka impresionuar vazhdimisht që kur kam ardhur në United në korrik. Balanca e tij, aftësia për të kaluar lojtarët është e mahnitshme për një djalosh të moshës së tij.
Është shumë mirë që ai e di që ky klub me traditën e zhvillimit të futbollistëve të rinj, është vendi më i mirë për të që të jetë”. Ende nuk është zyrtare shuma se sa do të fitoj Januzaj me kontratën e re mirëpo jo zyrtarisht thuhet se ai do të ketë pagë prej 40 mijë funteve në javë. /Zëri/ fishmedia/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...