Mazzarri: Nuk jam Conte, nuk i dënoj lojtarët

Unknown | Saturday, October 19, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Walter Mazzarri, ka konfirmuar përgatitjen e ekipit në vigjilje të sfidës ndaj Torinos që zhvillohet të dielën mbrëma.

Antonio Conte tashmë ka paralajmëruar dënim të rëndë për Arturo Vidalin, i cili u vonua që të kthehet me ekipin Bianconer pas ndeshjeve me kombëtaren e Kilit.
Por, këtë nuk do ta bëjë Mazzarri. Ai konfirmoi vonesat e disa lojtarëve argjentinas, por tha se nuk do t’i dënoj ata.
“Nëse ekziston vonesë në fluturim dhe organizimi ishte i mirë nga lojtarët, atëherë nuk është faji i askujt, unë nuk shoh arsye për t’i dënuar lojtarët sikur disa trajnerë të tjerë. Gjendja e tyre? Unë nuk e di, dje erdhën në kamp, po punojnë lehtë e po tentojnë që të më sigurojnë se mund të luajnë”, theksoi Mazzarri para se të fliste për Torinon.
“Torino është një ekip shumë i mirë. Do të jetë një ndeshje më e vështirë se sa që pritet. Ata kanë ekip shumë të organizuar dhe ata kanë marrë më pak pikë se sa që meritojnë. Do të jetë test i rëndësishëm pas asaj humbje të pamerituar ndaj Romës”, përfundoi tekniku italian.
Interi të dielën mbrëma i shkon Torinos në stadiumin olimpik. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...