Marchisio: Pizarro sikur Pirlo

Unknown | Saturday, October 19, 2013 | 0 Komente

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka lëvduar mesfushorin e Fiorentinës, David Pizarro, duke thënë se ai është më i miri pas Pirlos.

 Juventusi dhe Fiorentina takohen të dielën me fillim nga ora 15:00 në Artemio Francchi dhe është Marchisio ai që ka folur në vigjilje të sfidës.
“Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Ne e kemi parë sezonin e kaluar se si ishte terreni i Fiorentinës vendi i vetëm ku nuk kemi arritur të imponojmë stilin tonë të lojës”.
“Ne do të shkojmë në një sfidë me atmosferë të zjarrtë, pasi që Montella i ka dhënë shumë cilësi skuadrës”.
“Ata kanë Pizzaron, i cili është më i miri pas Pirlos. Ai krijon lojën e Fiorentinës dhe ka cilësi të mëdha, kështu që nëse do të mund të bllokojmë atë, atëherë do t’u shkaktojmë probleme”, u shpreh Marchisio. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...