Del Piero: Berisha, sulmues shumë i fortë

Unknown | Saturday, October 19, 2013 | 0 Komente

Superylli italian dhe ai shqiptar që po luajnë në Australi kanë treguar respekt për njëri tjetrin para sfidës ndërmjet ekipeve të tyre.

Admirimi i sulmuesit shqiptar Besart Berisha (Brisbane Roar) për Alessandro Del Piero (Sydney FC) nuk është ndonjë sekret, por edhe legjenda italiane ka treguar se është adhurues i yllit shqiptar.
Dy lojtarët do të ndeshen në ndeshjen e ardhshme të ekipeve të tyre.
“Del Piero për mua është lojtar legjendë dhe jo vetëm për mua, por për shumë lojtar”, ka thënë Berisha, transmeton Sporti1.
Del Piero po ashtu ka shprehur respekt për sulmuesin prishtinas. “Ai është sulmues shumë i fortë. E di tregimin e tij, sepse ai ishte ndër lojtarët e parë që i kam njohur kur kam arritur në Australi. Ai është sulmues shumë i mirë”, tha Del Piero.
Italiani ka vlerësuar edhe paraqitjen e fundit të Berishës, në fitoren 2:1. “Kualiteti i tij nuk më ka shpëtuar. Secili i di kualitetet e tij. Shpresoj se ai nuk do të shënojë”, ka theksuar Del Piero.
Berisha megjithatë pret fitore. “Ai është lojtar i madh, por ne kemi besim në ekipin tonë që mund të fitojmë ndaj Sydneyit”, ka pohuar prishtinasi. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...