Klopp: Bukur që Barca m’i dëshiron lojtarët

Unknown | Saturday, October 19, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, mendon se është mirë fakti që Barcelona po spekulohet se do transferojë mbrojtësin, Mats Hummels.

 Përkundër suksesit në sezonet e fundit, Dortmundi ka humbur disa prej yjeve të mëdha si Gotze, Sahin, etj.
Spekulimi më i fundit po e lidh mbrojtësin Mats Hummels me Barcelonën dhe i pyetur për këtë, Klopp u shpreh mjaft i qetë.
“Nuk jam i nervozuar nga këto lajme. Është totalisht normale. Mendoj se është bukur që lojtarët në ekipin tonë mund të luajnë edhe në top klube tjera evropiane”.
“Hummels gëzon popullaritet te shumë klube. Por, mendoj se u temprua kur u tha se kemi arritur marrëveshje për çmimin me Barcelonën. Këtu bëhet spekulimi i keq, në këtë pikë”, u shpreh Klopp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...