Kryevepër e Arsenalit, ky është aksioni i vitit (Video)

Unknown | Sunday, October 20, 2013 | 0 Komente

Arsenali vazhdon të dhurojë spektakël. Në stadiumin Emirates, ‘Gunners’ e mposhtën 4-1 Norwichin falë golave të Wilshere, Ozil (2) e Ramse, duke kryesuar në Premierligë. Gjysmë ora e parë e lojës ishte një kënaqësi për sytë e të gjithë të pasionuarve të futbollit. Një moment i kurorëzuar me një super gol: aksioni përfshin Cazorlan, më pas një bashkëveprim gjenial ndërmjet Wilshere dhe Giroud, ndërsa mesfushori anglez e plason topin në rrjetë. Ky pa dyshim është aksioni më i mirë i vitit dhe Tiki-Takat e Arsenalit po funksionojnë për mrekulli. Ja video nga ky aksion magjik. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...