Rami kalon testet mjekësore te Milani

Lina's | Saturday, October 12, 2013 | 0 Komente

Mbrojtësi spanjoll, Adil Rami, iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore te Milani, mirëpo Valencia thotë se akoma nuk ka marrëveshje zyrtare.

27-vjeçari ka udhëtuar në Itali të premten, i shoqëruar nga agjenti i FIFA-s, Ernesto Bronzetti dhe ka pasur një darkë pune me zëvendëspresidentin rossoner, Adriano Galliani.
Sipas Sky Sport Italia, Rami iu nënshtrua testeve mjekësore të shtunën dhe i ka kaluar ato, edhe pse kishte një kilogram nën peshën e tij ideale.
Megjithatë, burime pranë Valencias thonë se akoma nuk është arritur asnjë marrëveshje në nivel klubesh.
Milani pritet ta huazojë spanjollin në janar, ndërsa në fund të sezonit mund ta blejë për shtatë milionë euro. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...