Milot Rashica pritet si mbret në aeroportin e Prishtinës (Video)

Lina's | Saturday, October 12, 2013 | 0 Komente

Tifozeria ‘Forca’ i ka organizuar një pritje madhështore talentit të Llamkos Kosovës, Milot Rashica, në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’, transmeton Express. Ky i fundit për disa javë ka qëndruar në Hannover ku e ka operuar gjurin, pas një lëndimi që e kishte pësuar në ndeshjen ndërmjet Trepçës ’89 dhe Llamkosit. “Faleminderit shumë Forcës për këtë pritje kaq të madhe, më kanë befasuar shumë. Kësi befasie s’kam pasur kurrë edhe s’kam për ta harruar kurrë. Faleminderit shumë”, ka shkruar Rashica në profilin e tij në rrjetin social facebook. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...