Real – Juve, 800 milionë euro në fushë

Unknown | Wednesday, October 23, 2013 | 0 Komente

Sonte do të përballen në Santiago Bernabeu dy gjigantë të futbollit botëror, Real Madridi dhe Juventusi. Nëse e shikojmë vlerën e lojtarëve të të dyja ekipeve, mund të arrijmë në shifra stratosferike prej afro 800 milionë eurosh. Sipas medieve italiane, që e kanë bërë ‘faturimin’ e këtyre dy skuadrave, yjet e ‘Los Blancos’ vlejnë 520 milionë euro, kurse Bianconeri e ka vlerën e lojtarëve 274,8 milionë euro. Gjatë verës që shkoi, Reali e ka blerë lojtarin kryesor, Bale afro 100 milionë euro, kurse Juve e ka blerë Tevezin, lojtarin kryesor për 9 milionë euro. Edhe sa u përket trajnerëve, dominon totalisht Reali. Ancelotti paguhet afro 7 milionë euro në sezon, kurse Conte gjysmën e tij. Por, vetëm fusha e blertë do ta tregojë se sa kanë rëndësi paratë dhe vlera e ekipeve. /Fish Media/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...