Shaqiri: Do doja t’a shihja Shqipërinë në Botëror

Lina's | Saturday, October 12, 2013 | 0 Komente

Pas përfundimit të takimit Shqipëri-Zvicër, anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka deklaruar se ndjehet i lumtur për kualifikimin e Zvicrës, por do të kishte dëshirë që edhe Shqipëria të kualifikohej në Botëror. “Ka qenë ndeshje e rëndësishme për ne. 

Kombëtarja shqiptare e ka ekipin shumë të fortë, por ne kemi ardhur për fitore dhe ia arritëm. Jam shumë i lumtur për kualifikimin”, ka deklaruar Shaqiri. 

I pyetur nga gazetari për tensionet me disa futbollistë në fushë dhe se si ndjehej pas koreve fyese të tifozëve Kuq e Zi, Shaqiri është përgjigjur: “Nervoziteti i lojtarëve në fushë dhe i tifozëve në tribuna ishte normal. Çdo lojtar dëshiron të fitojë. Unë kam dashur që Shqipëria të dalë e dyta nga Grupi E dhe të shkojë në play-off, por…”, përfundoi Shaqiri. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...