Sturridge është zhvilluar te Liverpooli

Unknown | Thursday, October 10, 2013 | 0 Komente

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, është i ngazëllyer me mënyrën se si është zhvilluar Daniel Sturridge që prej transferimit nga Chelsea në janar.

“Ju sigurisht mendoni se pse City e largoi Daniel dhe pse Chelsea e ka lejuar atë të vijë te ne. Unë kam parë shenja dhe një potencial të madh. Por nuk e kam parë atë në baza të qëndrueshme”.
“Por duke punuar me të në baza ditore dhe duke parë formën që ai ka treguar së fundmi, është e frikshme të mendosh se çfarë mund të bëhet ai”.
“Unë nuk hezitoj të them se ai ka potencial të jetë i klasit botëror. Ai është aq i mirë”, ka thënë Gerrard. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...