Valencia konfirmon: Rami drejt Milanit

Unknown | Thursday, October 10, 2013 | 0 Komente

Presidenti i Valencias, Amadeo Salvo, ka konfirmuar se Rami do të huazohet te Milani në afatin kalimtar të janarit.

“Ende asgjë nuk është mbyllur as me lojtarin ose me Valencian. Është logjike se ne po afrohemi në pozita, por ne e dimë se në botën e futbollit, gjithçka mund të ndodhë”.
“A është kjo një zgjidhje e mirë? Kjo varet se si e shikoni ju. Opsioni më i mirë është që Valencia t’i mbajë të gjithë lojtarët e mirë dhe që asgjë prej kësaj të mos kishte ndodhur”.
“Por, me situatën e tashme, mendoj se kjo është një ndërhyrje e mirë. Mendoj se gjithçka do të kompletohet së shpejti, por nuk mund të specifikoj kur”.
“Koha është e paparashikueshme, pasi kjo nuk varet nga ne, por nga shumë faktorë, lojtari, klubet tjera, dhe nëse marrëveshja pranohet nga lojtari dhe klubi”, ka thënë Salvo. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...