Suarez: Sturridge, partneri im ideal

Unknown | Monday, October 07, 2013 | 0 Komente

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, ka deklaruar se partneriteti i tij me Daniel Sturridge është shumë i mrië dhe se pret që ata ta kthejnë klubin nga Anfield në Ligën e Kampionëve.
Dyshja ka formuar një partneritet shumë të mirë që prej kalimit të Sturridge prej Chelseat dhe tani duket se urguaiani është përshtatur shumë mirë me anglezin.
"Kam mundur të luaj me Ozilin te Arsenali? Më pëlqen të luaj me Gerrardin te Liverpooli".
“Ne garojmë për fanellën e Liverpoolit dhe ne tentojmë të bëjmë më të mirën për ekipin, jo për mua, ose atë”.
“Kur keni një sulmues të madh sikurse Daniel Sturridge, atëherë është vërtet kënaqësi. Ai tenton më të mirën për ekipin dhe ai bën më të mirën kur luan me mua”.
“Seonin e kaluar ne nuk kemi luajtur shumë mirë dhe këtë vit do të jetë ndryshe. Nëse qënrojmë me stilin e njëjtë të futbollit dhe tentojmë t’i fitojmë ndeshjet, atëherë mund të tentojmë për top katërshen”, është shprehur Suarez për Liverpool Echo. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...