Telegraph: Januzaj nuk mund të luaj me Anglinë edhe 5 vjet

Ilir Tërstena | Monday, October 07, 2013 | 0 Komente

Asport – Presionet e gjithashme që po i bëhen yllit të ri të Manchester United, Adnan Januzajt nuk kanë lënë pa u trajtuar në mediat ishullore.
Januzaj në ndeshjen e parë si titullar për Junajtid shënoi dy gola, duke i siguruar skuadrës së tij fitore në transfertë me rezultatin 2-1. Ai është bërë lojtari më i ri në histori të Junajtid që ka shënuar dygolësh në një ndeshje në Premier Ligë. 
“Nuk ka dyshim se ai ka talent të vërtetë dhe i kemi sytë tek ai, por duhet diskutuar shumë. Ai mund të luajë për Anglinë, nëse natyralizohet apo si produkt i rritur në këtë vend”, – ka thënë trajneri i Anglisë, Hodgson, për “BBC”.
Por, nuk eshte vetem trajneri anglez qe ka thure elozhe per shqiptarin, edhe komentatori i famshem, dhe ish futbollisti i Anglise, Geri Lineker, Januzaj i cili ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e shqiptarit duke thene se Januzaj do të ishte në dispozicion të përfaqësonte Anglinë nga viti 2015.
Mirëpo, gazeta angleze “Telegraph” ka cituar një rregullore të FIFA-s të miratuar në maj të vitit 2008, në të cilën thuhet se një futbollist duhet të qëndrojë në një vend për të paktën pesë vite, pasi t’i ketë mbushur 18 vjet, nëse do që të luajë për përfaqësuesen e atij vendi. E nëse bazohet në këtë rregullore, atëherë Januzaj do të jetë në dispozicion të përfaqësojë Anglinë në vitin 2018, pasi ai më 5 shkurt të këtij viti ka mbushur 18 vjet.
Kujtojmë se për shërbimet e tij përveç Kombëtares Belge, Shqiptare dhe Angleze interes ka shprehur edhe Turqia pasi e ëma e tij është me origjinë nga atje.
Ndërsa në nivel klubesh, emrat si Bayern, Juventus, Manchester City e Barcelona, tashmë kanë nisur tratativat për ta afruar lojtarin, kjo edhe duke përfituar nga mungesa e kontratës së Januzajt e cila mbaron në janar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...