Top 10 sportistët më të paguar në botë

Unknown | Thursday, October 10, 2013 | 0 Komente

Duke studiuar pagat, te ardhurat, shpërblimet dhe kontratat publicitare, revista “Sports Illustrated” ka bërë një klasifikim me Top 10 sportistet më të paguar të vitit 2013. Duhet thënë se ajo që bie ne sy është fakti qe gjysma e tyre janë amerikanë, transmeton albeu.com. 

Në vend të parë renditet ashtu si vjet, boksieri Floyd Mayweather me 90 milionë dollarë të ardhura vjetore duke lënë pas basketbollistin LeBron James dhe ish futbollistin anglez David Beckham. Ylli i Real Madrid Cristiano Ronaldo është i vetmi futbollist aktiv që është pjesë e Top 10, ndërsa Lionel Messi renditet vetëm i 11-ti. /Fish Media/ 

Top 10 
1. Floyd Mayweather (SHBA, Boks) 90 milionë dollarë 
2. LeBron James (SHBA, Basketboll) 56,5 milionë dollarë 
3. David Beckham (Angli, Futboll) 48,3 milionë dollarë 
4. Drew Brees (SHBA, Futboll amerikan) 47,8 milionë dollarë 
5. Kobe Bryant (SHBA, Basketboll) 46,9 milionë dollarë 
6. Roger Federer (Zvicer, Tenis) 43,4 milionë dollarë 
7. Fernando Alonso (Spanje, Formula 1) 42,8 milionë dollarë 
8. Tiger Woods (SHBA, Golf) 40,8 milionë dollarë 
9. Phil Mickelson (SHBA, Golf) 39,5 milionë dollarë 
10. Cristiano Ronaldo (Portugali, Futboll) 35,3 milion dollarë

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...