Vdekja e pilotes së F1, e lidhur me aksidentin

Unknown | Sunday, October 13, 2013 | 0 Komente

vetmja femër në Formulën 1, pilotja rezerve Maria de Villota ndërroi jetë më parë gjatë javës për arsye të lidhura me një aksident të rëndë nga i cili humbi njërin sy në vitin 2012.
33-vjeçarja u gjet e vdekur në dhomën e saj në një hotel në Sevilje të premten dhe familja konfirmoi për “BBC” se të dhënat e para të autopsisë lidhin vdekjen me problemet e mbartuara që nga aksidenti i korrikut 2012, kur pilotja e Marussias humbi kontrollin e u përplas me një kamion jashtë piste, duke marrë dëmtime të rënda në kokë.
Aksidenti i ndodhur në pistën e Duxford, në Britani, kishte krijuar një tërësi problemesh neurologjike tek De Villota dhe sipas mjekut ligjor, ishte pikërisht një problem i tillë ai që shkaktoi vdekjen.
Raporti i plotë i autopsisë, i cili pritet të publikohet më vonë gjatë javës, do të zbardhë më shumë të dhëna mbi këtë fatkeqësi.
De Villota, e cila për 12 vjet garoi në disiplina të ndryshme të garave automobilistike, u shndërrua në femrën e parë që drejtonte një makinë të Formulës 1 kur testoi një Lotus Renault dy vjet më parë./tch/fishmedia/
- See more at: http://fishmedia.info/sport/vdekja-e-pilotes-se-f1-e-lidhur-me-aksidentin/#sthash.PTB8u4Y0.dpuf

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...