S’ka ndeshje, por Guardiola po punon

Unknown | Sunday, October 13, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, është duke punuar intensivisht për ndeshjet e ardhshme edhe pse ekipi i tij është i aganazhuar nëpër kombëtare.

Sipas Bild, Guardiola ka filluar të analizojë në tri pika kryesore ekipin e Mainzit para duelit të rëndësishëm në Bundesliga.
Të njëjtën gjë po e bën Guardiola edhe me Plzenin që po e analizon kryekëput për rreziqet që mund të shfaqë në Ligën e Kampionëve.
Guardiola njihet si perfeksionist dhe nuk dëshiron t’ia lë asgjë rastit edhe pse është në krye të tabelës në Bundesliga dhe në krye të grupit në Ligën e Kampionëve.
Analizat e Guardiolas u shpaguan në ndeshjen ndaj Manchester Cityt ku Bayerni shfaqi një prej performancave më të mira në vitet e fundit. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...