Casillas: Nuk largohem nga Reali

Unknown | Sunday, October 13, 2013 | 0 Komente

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka deklaruar edhe një herë se ai nuk mund ta paramendojë veten duke u larguar nga klubi mbretëror.

Televizioni spanjoll TV Cuatro regjistroi një bisedë mes portierit legjendar të Realit dhe portierit të Napolit, Pepe Reina, në fazën përgatitore para ndeshjes ndaj Bjellorusisë.
“Unë të largohem nga Reali? Nuk mund ta paramendoj këtë miku im. Unë do të luaj së paku në Copa del Rey”, theksoi Casillas.
Reina u përgjigj: “Sa ndeshje mund të jenë? 10? 12? Në fund do të jetë një sezon i tmerrshëm për ty. Ti do të luash 10 ose 12 ndeshje në Kupë. Kupa është e turpshme”.
Nuk dihet se sa do të ndikojnë fjalët e Pepe Reinas, por Iker Casillas për momentin nuk po mendon për hipotezat e mundshme nëpër mediat spanjolle, që e kanë lidhur atë edhe me Barcelonën. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...