Cana: Bëjmë tifo për Zvicrën në Botëror

Unknown | Sunday, October 13, 2013 | 0 Komente

”Le Matin”, gazeta frankofone zvicerane, ka intervistuar pas ndeshjes kapitenin e kuqezinjve, Lorik Cana, duke i kërkuar atij një analizë të humbjes 2-1 përballë helvetëve të Otmar Hitzfeld. Kapiteni i kombëtares shqiptare ishte i zhgënjyer natën e premte, nisur nga mungesa e realizmit të ekipit të tij. Por ai nuk humbi rastin të përgëzojë Zvicrën për kualifikimin e saj në finalet e “Botërorit 2014”.

“Unë nuk mendoj se spektatorët panë një shfaqje të madhe. Nuk ka dyshim se kjo erdhi kryesisht për shkak të gjendjes së fushës. Kjo lloj fushe ishte padyshim e vështirë edhe për zviceranët, të cilët nuk janë mësuar me kësi kushtesh. Por, edhe për ne, kjo pati ndikimin e vet negativ, sepse jemi një ekip që i pëlqen të luajë më pasime të shkurtra e topazi, gjë e cila nuk ishte e mundur në këtë fushë. Pas kësaj, unë jam pak i zhgënjyer sepse në dy ose tri momente kryesore të ndeshjes nuk kemi pasur sukses. Ky është futbolli dhe unë e ngushëlloj veten me faktin se Shqipëria është në ndërtim e sipër”, tha Cana.
“Ne kemi ardhur me një performancë ndryshe pas pushimit në dhomat e zhveshjes, ndërsa luajtëm dobët në pjesën e parë. Por kjo nuk është hera e parë që na ndodh në këtë sezon: kur na mungon finalizimi, ndëshkohemi. E kemi përjetuar këtë gjë edhe kundër Islandës e Sllovenisë. Edhe në rastin e golit të parë të Zvicrës, unë mendoj se ishim shumë të pafat. Ka patur prekje të topit me dorë (shënim: Rodriguez ) para se të pasohej te Shaqiri, çka e pa tërë stadiumi, por arbitri jo”, tha kapiteni kombëtarës shqiptare.
Siç transmeton tribuna, duke folur për shanset e Zvicrës në Brazil, ai tha: “Për mua, Zvicra duhej të ishte kualifikuar para ndeshjes së kthimit ndaj nesh, pasi e ka dominuar grupin. Me gjithë këto lojtarë cilësor, që luajnë në klube të mëdha, pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve, ekipi maturohet. Pra, unë mendoj se nuk ka asgjë mangët shumicës së ekipeve që do të jenë finalistë të Kupës së Botës”.
Lidhur me lojtarët shqiptarë të Zicrës, që nuk përfaqësojnë Shqipërinë, Cana u shpreh: “Unë do të jem shumë i sinqertë në këtë pikë: dua të them se preferoj të kishin luajtur me ne. Sepse, sipas mendimit tim, vendi i tyre është në ekipin e Shqipërisë. Ata kanë bërë tashmë një zgjedhje. Ne i përgëzojmë për kualifikimin dhe do të jemi tifozët e tyre të parë në qershor, kur të luani në Brazil”. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...