Berisha ia nis kampionatit me gol

Unknown | Sunday, October 13, 2013 | 0 Komente

Sulmuesi prishtinas ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij, Brisbane Roar në edicionin e ri të A-League të Australisë në futboll.

Besart Berisha ka filluar kampionatin e ri të A-League me gol në radhët e skuadrës, Brisbane Roar, e cila arriti të shënojë fitore në fushën e Wellington me rezultatin 2:1.
Berisha luajti gjatë tërë ndeshjes, ndërsa realizoi golin e parë të ekipit në minutën 47. 28 vjeçari vitin e kaluar kishte shënuar 14 gola, ndërsa një vit para tij kishte fituar këpucën e artë me 21 gola dhe skuadra e tij ishte shpallur kampione.
Një ditë më herët, sulmuesi tjetër prishtinas, Labinot Haliti ka luajtur titullar për skuadrën e Wanderers Sydney, e cila barazoi në fushën e Central Coast (1:1). Haliti luajti 62 minuta në këtë ndeshje.
Skuadra e Halitit në edicionin e fundit ka përfunduar e dyta në A-League, deri sa Haliti ka shënuar 5 gola, shumica prej tyre vendimtar për këtë sukses të ekipit. /Sporti1/Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...