Wenger beson te lojtarët e tij

Topçinjtë e filluan keq sezonin me një humbje nga Aston Villa, mirëpo pastaj regjistruan pesë fitore radhazi në Ligën Premier, ndërsa të dielën luajnë ndaj WBA.
“Shumë njerëz jashtë klubit flisnin, por brenda ne e dinim se kishim cilësi. Patëm një periudhë të vështirë, por menaxheri asnjëherë nuk e ndryshoi filozofinë dhe besoi maksimalisht në këtë skuadër”.
“Jam vërtet i lumtur që ai e dëshmoi se puna që ka bërë ishte e duhura. Po i besojmë njëri-tjetrit. Ky është rezultat i një pune të madhe. Besimi është shumë i rëndësishëm”, ka deklaruar mesfushori për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/
Category: Futboll