Wilshere, Januzajt: Nuk mund të jesh anglez

Unknown | Wednesday, October 09, 2013 | 0 Komente

Jack Wilshere beson se i riu i Manchester United, Adnan Januzaj, nuk duhet të lejohet të luajë për Anglinë.

Mesfushori 18-vjeçar shënoi dy herë për Manchester United në ndeshjen e vikendit ndaj Sunderlandit, duke joshur një varg përfaqësuesesh, përfshirë Anglinë, të mendojnë për angazhimin e tij ndërkombëtar.
Por Wilshere, ka një mendim shumë të qartë për rreth ftesës që Anglia mendon t’ia bëjë mesfushorit shqiptar, duke thënë se një lojtar duhet të luajë për përfaqësuese vetëm nëse i takon asaj përkatësie kombëtare.
“Jo, për mua nëse je anglez, je anglez, dhe luan për Anglinë. Të vetmit njerëz të cilët duhet të luajnë për Anglinë janë anglezët”.
“Nëse keni jetuar në Aagli për pesë vite, për mua, kjo nuk ju bën anglez. Ju nuk duhet të luani. Kjo nuk do të thotë se ju mund të luani për atë vend”.
“Nëse unë do të shkoja në Spanjë dhe jetoja atje për pesë vite, nuk do të luaja për Spanjën. Për mua një lojtar anglez duhet të luajë vërtet për Anglinë”, ka thënë Wilshere. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...