Iniesta debuton në botën e filmit (Video)

Unknown | Friday, November 08, 2013 | 0 Komente

Ylli i Barcelonës dhe i Spanjës, Andrés Iniesta pritet ta nis një profesion të ri, atë të aktorit. Mesfushori spanjoll do të marrë pjesë në komedinë e Santi Amodeos ‘Who killed Bambi?’ (Kush e vrau Bambin?). Filmi do të shfaqet më 15 nëntor. Filmi ka të bëjë me dy miq të rinj, të cilët gjenden në një telashe të pazakontë kur e gjejnë shefin e kompanisë së tyre gjysmë të zhveshur në një veturë të prishur. Tash u takon atyre që ta gjejnë mënyrën se si ta dërgojnë atë në shtëpi në mënyrë të sigurt dhe të shëndoshë. Për t’i shtuar të qeshurat, njëri nga shokët është i martuar me vajzën e ‘bossit’ të tyre. Kjo ishte një pjesë e tematikës së filmit, të cilin shpresojmë ta keni mundësinë që ta shihni në të ardhmen… /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...