Ronaldo, mysafiri i padëshiruar

Unknown | Friday, November 08, 2013 | 0 Komente

Nga 222 golat e realizuar në katër sezonet e deritashme me Real Madridin, Cristiano Ronaldo ka shënuar 100 herë në ndeshjet si mysafir. Vetëm legjenda Raul ka më tepër, 117, dhe ky rekord u vendos brenda 16 edicioneve. Ronaldo është i dyti edhe me përqindjen e golave të realizuar si mysafir, 45%, prapa brazilianit Ronaldo me 48% (ai shënoi 50 nga 105 golat e tij në udhëtime). Ish ylli i Manchester Unitedit i cili erdhi në Santiago Bernabeu më 2009, nuk ka frikë nga tifozët rivalë. Deri më tani gjatë këtij sezoni ai ka realizuar 10 herë në udhëtime nga 21 golat e deritashëm (48%). Përqindje e ngjashme me atë të edicionit të kaluar, 25 gola nga 55 ndeshje, njësoj sikurse në sezonin 2011-12, 29 nga 60. Në vitin e parë në klub ai theu barrierën e 50%, me 17 gola në 33 takime si mysafir. Në Spanjë, nga të gjitha fushat ku ka luajtur, ai ka realizuar në secilën përveç tri sosh: Riazor, Anoeta dhe Nueva Condomina. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...