Anulohet ndeshja Itali-Brazil?
Sekretari i Shtetit italian, Alfredo Mantica, ka kërkuar anulimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Italisë dhe Brazilit, e cila është caktuar të zhvillohet më 10 shkurt në Londër, për shkak se Brazili nuk lejon ekstradimin e një terroristi të dënuar italian.
Cesare Battisti kërkohet nga Qeveria italiane për terrorizëm, ndërsa është i dënuar katër herë me burg të përjetshëm. Ai aktualisht gjendet në Brazil dhe është duke kërkuar azil politik. Të hënën, gjykatësi përgjegjës për rastin ka vendosur që Battisti të mos ekstradohet në Itali pasi ai ka statusin e refugjatit politik. Ky vendim e ka nevrikosur Qeverinë italiane, të cilët kanë kërcënuar se do ta bojkotojnë ndeshjen miqësore kundër Selecaos. “Mendoj se duhet ta anulojmë ndeshjen miqësore ndërmjet Italisë dhe Brazilit në Londër. Ne nuk mund t’i pranojmë veprimet e Qeverisë së Brazilit. Battisti është një terrorist dhe jo refugjat politik”. “Zhvillimi i ndeshjes mund të nxisë probleme ndërmjet tifozëve, kështu që rrezikojmë ta shndërrojmë sportin në një skandal politik”, ka thënë Mantica për “La Repubblica”.
Category: Futboll
0 Komente