Zenit: Jemi marre vesh me Arsenalin
Zeniti ka lëshuar një deklaratë zyrtare sipas të cilës, skuadra ruse dhe Arsenali janë marrë vesh për transferimin e Andrei Arshavin ne Emirates Stadium.
“Negociatat ndërmjet Zenitit dhe Arsenalit për transferimin e Andrei Arshavin po vazhdojnë. Klubet kanë arritur marrëveshje bazë për vleftën e lojtarit”. “Tash ka mbetur vetëm zgjidhja e çështjeve personale dhe kërkesave të Andrei Arshavin. Arshavin nuk ka në plan t’i zvogëlojë kërkesat e tij, kështu që duhet të pritet derisa të arrihet një pikë e përbashkët ndërmjet tij dhe Arsenalit”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.Mësohet se vlera të cilën do ta paguajnë Topçinjtë për shërbimet e mesfushorit rus është 16 milionë euro. Problemi i vetëm në lidhje me këtë transfer është paga e Arshavin. Rusi kërkon 106.000 euro në javë, ndërsa Arsenali është gati t’i ofrojë 80.000 euro për javë, gjë që e bën atë njërin nga lojtarët më të paguar të Arsenalit. “Jam duke pritur vendimin përfundimtar. Ende nuk kam biseduar me menaxhmentin e klubin dhe ende nuk kam marrë një ‘PO’ ose një ‘JO’ të pastër”, është shprehur Arshavin për gazetën ruse “Sport Express”.
Category: Futboll
0 Komente