City kualifikohet pas penalltive

dardanmiftari | Friday, March 20, 2009 | 0 Komente

Pas një drame të zhvilluar të enjten mbrëma në takimin kthyes të vlefshëm për Kupën UEFA, ndërmjet Aalborgut dhe Manchester Cityt, skuadra nga Liga Premier e ka vazhduar garën në çerekfinale.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Mançester, përfundoi me fitoren e ‘pasanikëve’ me rezultat 2-0. Edhe në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma në Stadiumin e Aalborgut, vendasit arritën që me dy golat e shënuar në minutat e fundit të kohës së rregullt (84’ dhe 90’), t’i sigurojnë vazhdimet, të cilat përfunduan me të njëjtin rezultat dhe mbeti që penalltitë ta vendosin fituesin. Pas ekzekutimit të penalltive, skuadra e Manchester Cityt u tregua më e saktë nga pika e bardhë duke fituar 4-3.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...