Puyol mungon kundër Malagas

dardanmiftari | Friday, March 20, 2009 | 0 Komente

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, do të mungojë në ndeshjen e tretë radhazi të Blaugranëve, pasi që dy javë më parë e lëndoi nyjën e majtë në përballjen kundër Athletic Bilbaos.
Parashikimet e fillestare të mjekëve ishin që spanjolli do të mungonte tri javë, mirëpo ata shpresojnë që Puyol të jetë i gatshëm në përballjen e Spanjës kundër Turqisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Sipas “Sport”, mbrojtësi katalunas është kthyer të enjten në stërvitje, mirëpo kishte zhvilluar disa ushtrime të kufizuara, ndërsa nuk e kishte prekur aspak topin dhe ishte stërvitur ndaras nga bashkëlojtarët e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...