Berlusconi: Pirlo do ta përfundojë karrierën te Milani
Pas takimit me zëvendëspresidentin Adriano Galliani dhe me trajnerin Leonardo, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se mesfushori Andrea Pirlo nuk do të largohet nga Rossonerët dhe se ai do ta përfundojë karrierën në San Siro.
Treshja e Milanit patën një takim për të diskutuar në lidhje me zhgënjimin nga sezoni i kaluar dhe ndeshjet parasezonale, ndërsa njëri nga vendimet e tyre ishte mosshitja e Pirlos te Chelsea. “Andrea Pirlo është jashtë merkatos. Ai do të qëndrojë me ne dhe do ta përfundojë karrierën te Milani”. “E dini se Pirlo është kërkuar nga Chelsea që ka bërë edhe një propozim ekonomik. Ne folëm edhe me lojtarin dhe vendosëm ta mbajmë atë sipas kërkesës së Leonardos”, ka thënë Berlusconi për “Corriere dello Sport”, duke shtuar se Milani do ta blejë një sulmues gjatë këtij afati kalimtar.
Category: Futboll
0 Komente