Valdano: E dimë kë do ta shesim
Drejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka thënë se lojtarët të cilët do të largohen nga Los Blancos janë njoftuar për vendimin e skuadrës.
Së paku katër lojtarë do të largohen nga Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa disa nga emrat që qarkullojnë janë Wesley Sneijder, Rafael van der Vaart, Klaas-Jan Huntelaar, Arjen Robben dhe Alvaro Negredo. “Ende jemi duke kërkuar destinacionet e disa lojtarëve, por jam i sigurt se ata e dinë se nuk do të jenë pjesë e skuadrës këtë vit”. “Ne nuk kemi të drejtë të mbajmë më shumë se 25 lojtarë për arsye burokratike dhe ne e dimë se cilët lojtarë nuk i dëshirojmë në skuadër”, i ka thënë Valdano faqes zyrtare të Realit.
Category: Futboll
0 Komente