Puyol: Takimi me Interin është një finale
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, thotë se nuk duhet të bëhet panik në prag të takimit të nesërm të Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Kampioni evropian në fuqi, ende nuk e ka të garantuar kalimin në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve dhe nuk mund të lejojë të mposhtet nga Interi në takimin e nesërm.“Ne nuk kemi dyshime. E dimë se duhet ta bëjmë këtë. Ne do të dalim me dëshirë dhe ambicie në fushë. Rezultatet ndonjëherë nuk dalim siç duam, por e dimë se Barca-Inter është një finale dhe do të luajmë sikur të ishte e tillë”, ka thënë Puyol.
Category: Futboll
0 Komente