Leiva fton Ronaldinhon te Liverpooli

dardanmiftari | Wednesday, December 08, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Liverpoolit, Lucas Leiva, e ka ftuar publikisht asin brazilian Ronaldinho, që t’i bashkohet skuadrës nga Anfield.
“Unë nuk jam në dijeni për asgjë sa i përket transferimit të Ronaldinhos, por do të isha i lumtur po që se kjo do të ndodhte”.
“Ne filluam miqësinë që nga koha kur luajtëm bashkë në Lojërat Olimpike për Brazilin. Do të ishte mirë të luaj me të te Liverpooli. Të gjithë e njohin Ronaldinhon dhe të gjithë e dinë çfarë mund të bëjë ai”, tha Leiva.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...